Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e e një personi

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 14:48
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e e një personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në dy raste të vjedhjeve.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foto të të dyshuarit, derisa ka apeluar te qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

(Kosova Sot Online)