Nikola ​Sanduloviq: Vuçiq po punon kundër BE-së dhe NATO-s

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 14:53
 Nikola ​Sanduloviq: Vuçiq po punon kundër BE-së dhe NATO-s

Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq, ka thënë se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe udhëheqësi republikan i Këshillit të Nju Jorkut, Josep Borell duhet ta kuptojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po punon kundër BE-së dhe NATO-s, transmeton “Kosova Sot Online”.

Sanduloviq ka ngritur edhe pikëpyetje nëse Lajçak dhe Borelli janë pjesë e atij konspiracioni serbo-rus në shpërbërjen e BE-së dhe fundin e NATO-s.

“Si duhet ta interpretojmë atë? Ju keni heshtur mjaft, na keni borxh përgjigje”, ka shkruar ai në X.

(Kosova Sot Online)