Ambasadori rus në Beograd: Mbështesim iniciativën për kthimin e çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 15:27
Ambasadori rus në Beograd: Mbështesim iniciativën për kthimin e çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka thënë se Rusia e përkrah nismën për kthimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai gjithashtu ka rikujtuar se ishte Rusia që mbështeti kërkesën e fundit të Serbisë për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan RTV.

“Rusia, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, menjëherë, pa asnjë mendim, mbështeti iniciativën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit në Kosovë dhe synimin për kthimin e çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Bocan-Kharchenko gjatë një pritjeje zyrtare në ambasadadën rusë në shënimin e një festë kombëtare.

(Kosova Sot Online)