Pse Haradinaj nuk u çua në këmbë për ta përshëndetur Albin Kurtin?

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 17:22
Pse Haradinaj nuk u çua në këmbë për ta përshëndetur Albin Kurtin?

Sot është shënuar 35 vjetori i Grevës së Minatorëve. Në këtë organizim kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës e kryetar komunash, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ajo që ka rënë në sy para fillimit të ceremonisë është një përshëndetje e ftohtë në mes të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj s’është çuar fare në këmbë kur i është afruar kryeministri Kurti për ta përshëndetur, ndërkohë dhe shtrëngimi i duarve ka qenë i ftohtë.


(Kosova Sot Online)