Homazhe për Alexei Navalnyn edhe te Zyra Ndërlidhëse e Rusisë në Prishtinë

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 18:28
Homazhe për Alexei Navalnyn edhe te Zyra Ndërlidhëse e Rusisë në Prishtinë

Disa qytetarë në Prishtinë kanë ndezur qirinj duke bërë homazhe për Alexei Navalnyn, aktivistin opozitar rus që vdiq në burg në Rusi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Përfaqësues të shoqërisë ekspozuan fotografinë e Navalnyt dhe një fotografi të ballinës së gazetës serbe, Novosti, e cila shkroi “Perëndimi e vrau Navalnyn?”.

Fotografitë u vendosën te Zyra Ndërlidhëse e Federatës Ruse në Prishtinë.

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vdiq në rrethana misterioze në moshën 48-vjeçare, në një burg në Siberinë Perëndimore në Rusi.

(Kosova Sot Online)