Një qytetar dëbohet nga Zvicra pas 30 vjetësh qëndrimi

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 18:35
Një qytetar dëbohet nga Zvicra pas 30 vjetësh qëndrimi

Ai është gjobitur rreth 20 herë, ka jetuar vetëm nga ndihmat sociale për një kohë të gjatë dhe ka grumbulluar borxhe në shuma të larta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

\Shtetasi malazez nga kantoni Aargau duhet të largohet nga Zvicra, pas 30 vjetësh qëndrimi këtu, ka vendosur Gjykata Federale.

Burri 47-vjeçar jetonte në Zvicër që nga fillimi i viteve 1990, kishte marrë lejen e qëndrimit të përhershëm (Vizën C) disa vite më vonë dhe i ka rritur fëmijët e tij këtu. Për shkak të “futjes së qëllimshme në borxhe”, zyra e migracionit në Aargau dhe gjykata administrative ia kanë hequr atij lejen e qëndrimit të përhershëm. Një vendim që tashmë e mbështet Gjykata Federale, shkruan “Aargauer Zeitung”.

(Kosova Sot Online)