Këto janë shkeljet për të cilat një i huaj mund të dëbohet nga Zvicra

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 20:35
Këto janë shkeljet për të cilat një i huaj mund të dëbohet nga Zvicra

Ekzistojnë shkelje të ndryshme për të cilat të huajt, bazuar në ligj, mund të dëbohen nga Zvicra, siç ekzistojnë edhe përjashtime.


Në parim, një dëbim i detyrueshëm nga vendi mund të vendoset për një periudhë prej pesë deri në maksimum 15 vjet. Kohëzgjatja e periudhës së dëbimit vendoset nga gjykatat pavarësisht nga masa e dënimit për krimin e kryer Në një artikull të shkruar enkas, gazeta Blick sqaron se në cilat raste të huajve u hiqet leja e Qëndrimit të Përhershëm (Viza C).

Deliktet që ndiqen nga pozita zyrtare

Këtu hyjnë: të gjitha llojet e vrasjeve, vetëvrasja e asistuar, zjarrvënia. Po kështu edhe ëndimet e rënda trupore dhe gjymtimi mund të çojnë në dëbim. Vjedhja, mashtrimi dhe shkelja, si dhe abuzimi me kartën e kreditit, mund të rezultojnë gjithashtu në tërheqjen e lejes suaj të qëndrimit të përhershëm.

(Kosova Sot Online)