Sot më freskët në Kosovë, do të ketë riga të dobëta shiu

  • E.K /
  • 21 February 2024 - 08:12
Sot më freskët në Kosovë, do të ketë riga të dobëta shiu

Sot në Kosovë moti do të jetë i freskët, me vranësira e intervale kohore me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Herë pas here në disa vise priten reshje të dobëta shiu e në viset malore reshje të dobëta bore.

Nga e Enjta do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu, jugperëndimi dhe juglindja dhe kjo nënkupton dominim i plotë i rrymimeve ajrore nga jugu dhe po ashtu kjo nënkupton se nuk ka asnjë gjasë për ndonjë depërtim të ajrit të ftohtë polar gjatë muajit Shkurt.

(Kosova Sot Online)