Prishtinë: Sulmohet fizikisht një polic

  • E.K /
  • 21 February 2024 - 08:31
 Prishtinë: Sulmohet fizikisht një polic

Një zyrtar policor është sulmuar dje fizikisht në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se zyrtari policor është sulmuar nga një person që ishte në gjendje të droguar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Hamz Jashari, Prishtinë 21.02.2024 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)