Prishtinë: Vëllai ther me thikë vëllain e tij, arrestohet nga Policia

  • E.K /
  • 21 February 2024 - 09:32
Prishtinë: Vëllai ther me thikë vëllain e tij, arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet se me mjet të mprehtë-thikë ka therë vëllain e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë.

“Prishtinë 20.02.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me një mjetë të mprehtë-thikë ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)