Vuçiq flet me Michelin për dinarin, thotë se po pret ftesë nga Brukseli

  • E.K /
  • 21 February 2024 - 09:39
Vuçiq flet me Michelin për dinarin, thotë se po pret ftesë nga Brukseli

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel. Në një vizitë për televizionin serb RTS, Vuçiq ka thënë se Evropa “duhet t’i shohë interesat e saja strategjike dhe t’i ofrojë diçka Serbisë”.

Vuçiqi ka thënë se me Michelin kanë biseduar për “çështjen e dinarit”.

Ai ka përsëritur se po pret ftesën nga Brukseli.

“Ne presim një ftesë që dikush të shkojë në Bruksel, por nuk e dimë për çfarë të flasim, sepse Kurti nuk do të flasë për Asociacionin, nuk pezullon punën e dinarit, dhe ka mbështetje të disa faktorëve të fuqishëm, por diçka duhet të zgjidhet në ditët në vijim, sepse serbët në Kosovë duhet të marrin pagat e tyre”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se nuk do të mund të përmbushë asnjë kusht që ka të bëjë me pranimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare. Po ashtu ka thënë se kurrë s’do ta njohë Kosovën.

Sipas tij, diskutimet që po bëhen brenda Serbisë e kundërshtimet që po ka ndaj tij “po i japin Kurtit municion dhe po e dëmtojnë Serbinë”.

(Kosova Sot Online)