Kurti: Buxheti i komunave këtë vit është për 40 % më i lartë se para tri viteve

  • E.K /
  • 21 February 2024 - 10:12
Kurti: Buxheti i komunave këtë vit është për 40 % më i lartë se para tri viteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me kryetarët e komunave ka thënë se buxheti i komunave për vitin 2024 arrin 742 milionë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka shtuar se buxheti i vitit 2024 është për gati 90 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin paraprak 2023.

“Granti i përgjithshëm për komuna për vitin 2024 kap vlerën 284.7 milionë euro, që është granti me vlerën më të madhe ndonjëherë. Komuna e Ferizajt dhe Gjakovës janë komunat me më së shumti projekte infrastruktore, kurse Obiliqi, Skenderaj, Rahovec janë renditur në top tre komunat përfituese nga granti i performances komunale që ndahet nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se secila komunë këtë vit e ka të paktën për 40% më të lartë buxhetin sesa para tre viteve.

(Kosova Sot Online)