Ali Ahmeti thotë se nesër do ta japë “lajmin e madh”

  • E.K /
  • 21 February 2024 - 12:52
Ali Ahmeti thotë se nesër do ta japë “lajmin e madh”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar se nesër do ta japë “lajmin e madh”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nesër në orën 11:00, kryetari i BDI-së do të flasë drejtpërdrejt nq rrjetin social në “Facebook”, kështu thuhet në njoftimin në faqen e Ali Ahmetit në Facebook.

Ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale po afrohen, BDI-ja nuk ka vendosur ende nëse do të garojë e vetme, apo në ndonjë koalicion. Ndërkohë, disa parti opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë bërë bashkë në një koalicion, duke e kandiduar Arben Taravarin për president të RMV.

(Kosova Sot Online)