Vdes polici i cili shërbeu për shumë vjet në Policinë e Kosovës

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 14:05
Vdes polici i cili shërbeu për shumë vjet në Policinë e Kosovës

Ka ndërruar jetë polici i Policisë së Kosovës, Asllan Gashi, nga komuna e Klinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin për vdekjen tij e kanë konfirmuar familjarët të cilët kanë njoftuar se varri i të ndjerit do të bëhet nesër.

Lamtumira e fundit policit të Kosovës do t’i jepet në ora 13:00, në varrezat e fshatit Sferkë.

Njoftimi i familjes:

Ka ndërruar jetë Asllan Bajram Gashi nga fshati Sferkë i Klinës.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e Enjte), në orën 13:00 në varrezat e fshatit Sferkë.

Të pikëlluar familja Gashi


(Kosova Sot Online)