Vdekja e 4 vjeçares në Gjakovë, Avokati i Popullit nis hetimet

  • E.K /
  • 21 February 2024 - 14:57
Vdekja e 4 vjeçares në Gjakovë, Avokati i Popullit nis hetimet

Avokati i Popullit ka njoftuar se ka përcjellë me shqetësim lajmin e raportuar nga mediat lidhur me humbjen e jetës së fëmijës katër vjeçar nga Gjakova, përcjell “Kosova Sot Online”.

“E drejta në jetë është një e drejtë universale për të gjitha qeniet njerëzore, dhe si e tillë mbrohet me Kushtetutë dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Të drejtat e tjera të njeriut ekzistojnë vetëm kur ekziston e drejta për jetën”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se avokati i Popullit nis hetimet lidhur me humbjen e jetës së fëmijës

“Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvilloj hetimet lidhur me rastin dhe do tё monitoroj atë nga afër dhe nё vazhdimësi nё mënyrë qё tё siguroj se tё gjitha institucionet përgjegjëse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)