Edhe vëllai i Navalny pjesë e listës së personave në kërkim nga Kremlini

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 20:30
Edhe vëllai i Navalny pjesë e listës së personave në kërkim nga Kremlini

Vëllai i vogël i iAlexei Navalny, kritikut të Putinit që ndërroi jetë pak ditë më parë në burg, është shtuar në listën e Kremlinit për personat në kërkim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Oleg Navalny tani shfaqet si “i kërkuar” në bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse ndërkohë që nuk bëhen publike akuzat ku bazohet një akt i tillë.

Kujtojmë se Alexey Navalny vdiq të premten në një burg në Siberi pasi u burgos pas kthimit në Rusi.

Gruaja e Navalny, Yulia Navalnaya, ka bërë thirrje për mundësinë e tërheqjes së trupit të tij dhe është zotuar të vazhdojë punën e bashkëshortit  të saj të ndjerë.

(Kosova Sot Online)