Detaje nga Peja ku dyshohet se një person është lënduar

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 17:00
 Detaje nga Peja ku dyshohet se një person është lënduar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se sot rreth orës 15:30 janë njoftuar për një person të ngujuar në kilometrin e tretë të “Via Ferrata”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gashi ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit, ndërkohë që ende s’dihen lëndimet e pësuara.

“Rreth orë 15: 30 policia është njoftuar se në “Via Ferrata”, në km e 3’të një person ka mbetë aty dhe është lëndu. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarfikësit. Nuk dihen ende lëndimet”, ka thënë ai.

Ndërkohë Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare kanë njoftuar se kanë pranuar thirrje për ndihëm në njërën prej “Via Ferrata-ave” në Pejë.

“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej Via Ferrata-ve në Pejë.

Shpëtuesit tanë së bashku me zjarrëfikësit e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit.

Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)