Personi i lënduar në 'Via Ferrata' dërgohet në Emergjencë

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 17:07
Personi i lënduar në 'Via Ferrata' dërgohet në Emergjencë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se tashmë Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor e ka zbritur personin e lënduar në “Via Ferrata” në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gashi ka treguar se i njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë.

“Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor e ka zbrit personin e lënduar. I njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)