Ja kush thotë: Albin Kurti do të lëshoj pe nga qëndrimet e veta

  • a.p /
  • 21 February 2024 - 17:55
Ja kush thotë: Albin Kurti do të lëshoj pe nga qëndrimet e veta

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka diskutuar dhe rreth çështjes së vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me dinarin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka thënë se mënyra se si e ka menaxhuar Qeveria këtë situatë e ka dobësuar edhe më shumë Kosovën në marrëdhëniet bilaterale, dhe se sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të lëshoj pe nga qëndrimet e veta.

“Mendoj që Kurti do të lëshoj pe nga qëndrimet e veta”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se si grup parlamentar janë kundër dinarit dhe se siçështë shprehur vetë ai, kjo valutë nuk mund dhe nuk guxon të përdoret në asnjë pjesë të vendit.

“Ne e kemi thënë dhe e them prapë se valuta në Kosovë është euro, dinari nuk ka vend të qarkullojë në asnjë sistem të pagesave dhe në asnjë mënyrë të qarkullimit në Republikën e Kosovës. Asnjë dilemë nuk është në këtë temë. E them me përgjegjësi të plotë që jemi kundër dhe dinari nuk mund dhe nuk guxon as në pjesën veriore dhe në asnjë pjesë të vendit të jetë valutë”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të AAK-së.

Mes të tjerash, ai është shprehur se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë qenë më keq.

“Nuk është që janë rrezikuar por marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së e BE-së kur s’kanë qenë më keq. Kjo është një temë që dihet botërisht, Kosova është nën sanksione, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e trajtojnë Kosovën si partnere por si palë e diskutimive”, ka shtuar Tahiri.

(Kosova Sot Online)