Zbardhen detaje: Turisti i lënduar në Pejë është një alpinist të cilit i ka rënë guri në kokë

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 19:05
Zbardhen detaje: Turisti i lënduar në Pejë është një alpinist të cilit i ka rënë guri në kokë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës sot ka njoftuar se kanë pranuar thirrje për ndihëm në njërën prej “Via Ferrata-ave” në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se tashmë Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor e ka zbritur personin e lënduar në “Via Ferrata” në Pejë.

Gashi ka treguar se i njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë. “Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor e ka zbrit personin e lënduar. I njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit”, ka thënë Gashi. 

Raportohet se turisti i lënduar është një alpinist kanadez, të cilit i ka rënë guri në kokë.

(Kosova Sot Online)