Topalli: Mbas kthesës së madhe ndodh ndryshimi i madh

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 21:55
Topalli: Mbas kthesës së madhe ndodh ndryshimi i madh

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli ka folur në protestën maratonë prej 52 ditësh që po zhvillohet nga demokratët në ‘Rrugën e Shpresës’ në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Topalli shprehu mirënjohjen për çdo demokrat që ka protestuar për më shumë se 50 ditë dhe se pa këtë proste të përditshme nuk do të kishte një protestë madhështore si ajo e 20 shkurtit 2024.

Gjithashtu Topalli pati një mesazh edhe për cinikët e bashkisë, të cilët mundoheshin të ironizonin demokratët përgjatë këtyre 50 ditëve, se ‘ai i patë mbrëmë, të vijnë te dera ato’.

Topalli: I nderuar zoti Berisha, të dashur miq.

Nëse kishte diku dikë që deri dje mendonte se në kohëra presionesh deputetët, qytetarët do të kishin frikë të protestonin, ato mbrëmë morëm përgjigje. Nëse diku dikush mendonte se kishte njerëz që kur shohin se hidhen prangat ndaj opozitës do të ulnin qafën, mbrëmë morën përgjigje.

Nëse kishte ndonjë që mendonte se nga kati i 8, nga dritarja, në izolim, në një proces politik të paligjshëm antikushtetues, i izoluar dhe arrestuar, Sali Berisha nuk do i mbushte sheshet si i ka mbushur në 3 dekada përgjigjen e mori mbrëmë.

E vërteta është se mbrëmë vërshuan nga Tirana, nga gjithë qytetet burra gra të rinj të reja pensionistë të cilët na dhanë besimin dhe besimi është një fjalë e madhe.

Por ajo përmasë e jashtëzakonshme ajo protestë e veçantë nuk do të kishte ndodhur kurrë mbrëmë nëse ju për 50 ditë rresht nuk do rrinit këtu në një rezistencë të ditët e netët e ftohta të dimrit, në ditët e fundit të dhjetorit, në ditët e ftohta të janarit dhe në ditët e shkurtit edhe sot edhe nesër derisa ne të arrijmë qëllimin tonë, ndaj dhe gjëja e parë që do të thoja është një mirënjohja e jashtëzakonshme për ju, pa ju nuk do të kishte protestë dhe pa protestën e djeshme nuk do vinte dhe do vijë ndryshimi.

E vërteta është se mbrëmë ndodhi kthesa e madhe dhe mbas kthesës së madhe ndodh ndryshimi i madh.

Për të gjithë ata që kanë menduar se ne nuk do të ngriheshim më, ato morën përgjigjen mbrëmë por në mënyrë të veçantë për cinukët e bashkisë të cilër pëpiqeshin të ironizonin me secili prej nesh gjatë këtyre 50 ditëve, i themi, i patë mbrëmë, të vijnë te dera ato.

Sigurisht se ato kanë 1 mijë aryse se përse kanë ardhur së pari se një demokrat dhe kur them demokrat nuk kam thjesht anëtarin e PD, por njeriun që beson në parime themelore të demokracisë për një demokrat nuk pranohet kurrë të mos protestojë kur kryetari i opozitës është politikisht i arrestuar në një proces politik antikushtetues dhe antiligjor.

Ato ishin mbrëmë se protestonin për pensionet e ulëta dhe ne duhet ti japim besimin dhe ti themi që nesër kur ne të vijmë në pushtet do të rrisimi pensionet e tyre.

Të jesh i varfër mbase është romantik në romane por varfëria të heq dinjitetin dhe nuk ka gjë më të rëndësishme se ti kthesh dinjitetin atij që ka punuar me dekada të tëra me ndershëmri dhe përkushtim në funksion të vendit që ai don. 


(Kosova Sot Online)