Ky shtet fajëson Izraelin për shpërthimet në tubacionet e gazit

  • a.p /
  • 21 February 2024 - 19:26
Ky shtet fajëson Izraelin për shpërthimet në tubacionet e gazit

Ministri iranian për Naftë, Javad Owji, ka fajësuar Izraelin për një sërë shpërthimesh të ndodhura së fundi, që ndërprenë linjat e transmisionit të gazit në provinca të Iranit, incidente që kanë rritur edhe më shumë tensionet mes dy shteteve rivale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke folur me gazetarët më 21 shkurt, Owji i përshkroi incidentet si akte të qëllimshme të orkestruara nga Izraeli, që sipas tij, synonin të minonin furnizimet e brendshme të Iranit në dy provinca të mëdha. Owji nuk ofroi dëshmi për të mbështetur pretendimet e tij.

Autoritetet izraelite, si zakonisht, nuk kanë reaguar publikisht për këto akuza.

Shpërthimet e 14 shkurtit goditën linjat kombëtare të Iranit, duke çuar në ndërprerje të furnizimeve me gaz për të paktën pesë provinca iraniane. Shpërthime u raportuan në provincat Fars, Çaharmahal dhe Baktiari, ndërkaq kompania kombëtare e gazit i cilësoi incidentet si “akte sabotuese dhe terroriste”, që shënjestruan dy tubacione kryesore.

(Kosova Sot Online)