Haziri: Për tri vjet qeverisje nga ana e LVV-së në Gjilan janë regjistruar plot skandale

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 23:00
Haziri: Për tri vjet qeverisje nga ana e LVV-së në Gjilan janë regjistruar plot skandale

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se për tri vjet qeverisje nga ana e LVV-së në Gjilan, janë regjistruar skandale financiare, skandale në prokurim, në transparencë, në punësime etj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai komunën e Gjilanit e quan, “komunë të skandaleve” për shkak të qeverisjes atje.

Postimi i tij i plotë:
Tash kur kemi hyrë në vitin e 3-të të qeverisjes së LVV-së në komunën e Gjilanit, vazhdohet ende me animacione dhe 3D projektet.

Ndërsa në realitet kemi:

– Skandale financiare ( investimet kapitale )

– Skandale me punësimet me kontrata në vepër

– Skandale në Prokurim ( kurdisjet e tenderëve )

– Skandale në transparencë (përjashtimi nga përfitimi i granteve i komunës së Gjilanit)

– Skandale në punësim (punësime familjare dhe partiake)

– Skandale në shpërndarje të granteve në Kulturë, Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi

– Skandale në ato pak punë të bëra (rruga Gjilan – Kllokot)

– Skandal me mosfunksionimin dhe mosmirëmbajtjen e Fshatit Social në Zabel

– Skandal me projektet e hyrje-daljeve të qytetit

– Skandal me stadiumin e qytetit

– Skandal, Skandal, Skandal…

Mirë se vini në Komunën e Skandaleve!

(Kosova Sot Online)