Musliu e kalon me sukses operimin në zemër

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 07:43
Musliu e kalon me sukses operimin në zemër

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kaluar me sukses operimin në zemër, të cilit iu nënshtrua në Gjermani, transmeton “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur, Besnik Miftaraj, i cili i ka uruar shërim të shpejtë.

“Ndërhyrja kaloj me sukses dhe tash të uroj shërim sa më të shpejt mikesha ime, Ganimete Musliu!”, ka shkruar Miftaraj në Facebook, të mërkurën.

(Kosova Sot Online)