Nenad Rashiq thotë se s’është kundër rregullores së BQK’së për dinarin: Brengosem për afatin

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 07:53
Nenad Rashiq thotë se s’është kundër rregullores së BQK’së për dinarin: Brengosem për afatin

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se nuk ka asnjë kundërshtim me dokumentin e BQK-së si të tillë, mirëpo ai thotë se brenga e vetme e tij është se mos krijimi i një afati apo mundësie që të sensibilizohet opinioni për të hapë rrugë alternative, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Sa i përket një veprimi të tillë nga BQK, askush dhe unë personalisht, pasi që nuk kam pasur informacione sepse kam qenë atë janë vë Uashington dhe kur erdha, ose kur lexova që një gjë e tillë ka ndodhur, prej momentit kur edha, shkova së pari te guvernatori Ahmet Ismaili dhe për herë të parë e kam pasur atë dokument, dhe unë e analizova, e lexova, takova edhe kryeministrin pastaj, dhe atë si dokument, askush nga ne nuk mund ta kundërshtoj si të tillë. Por, ne e kemi një brengë shumë të madhe e cila është sa i përket afatit ose mos krijimin e mundësisë të afatit për një përgatitje ose një fushatë senzibilizuese , e cila do të mundësonte që ata persona që i përmenda do ta kishin pasur një shansë korrekte që ta marrin informacionin së pari dhe së dyti të hapin rrugë alternative, ku do të thotë a është hapja e një xhirollogarie në NLB apo diku tjetër ose çdo veprim që do të kishin mundur ta kenë”, tha Rashiq.

(Kosova Sot Online)