Bajrami: Vendi ka pasur nevojë që një kohë të gjatë të shkojë në zgjedhje

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 08:16
Bajrami: Vendi ka pasur nevojë që një kohë të gjatë të shkojë në zgjedhje

Pozitë e opozitë kanë paralajmëruar zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se Qeveria në pushtet, s’do të ketë shanse të dalë më e para, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bajrami tha se vendi ka pasur nevojë që një kohë të gjatë të shkojë në zgjedhje.

“Vendi ka pasur nevojë që një kohë të gjatë të shkojë në zgjedhje, me të gjitha këto kriza, me tërë këtë tension, është dashur që Qeveria të reflektojë e të thonë se s’janë për këtë punë. Ne si opozitë nuk i kemi numrat. Asnjëherë më Vetëvendosja s’do të dalë më e para, për shkak se zhgënjimi është shumë i madh”, deklaroi Bajrami.

(Kosova Sot Online)