Vitia inkurajon vajzat e reja të vaksinohen kundër kancerit në qafën e mitrës

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 10:02
Vitia inkurajon vajzat e reja të vaksinohen kundër kancerit në qafën e mitrës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në fshatin Letanc të Podujevës. Aty, ka vizituar shkollën e mesme të ulët, “Hyzriu e Samiu”, aty ku filloi vaksinimi kundër papilloma virusit human (HPV) që parandalon kancerin në qafën e mitrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vitia i ka bërë apel prindërve, pa përjashtim, t’i stimulojnë vajzat ta marrin këtë vaksinë.

Vitia ka thënë se kjo vaksinë nuk ka efekte anësore.

“Po fillojmë vaksinim e vajzave të klasave të gjashta me vaksinën HPV e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës. Kosova edhe në shekullin e kaluara ka vuajtur nga sëmundjet ngjitëse dhe ka pasë vdekje të panumërta të qytetareve tanë gjatë shekullit të kaluar si pasojë e këtyre sëmundjeve”, tha Vitia.

“Unë mora vesh që dje ka filluar në Komunën e Podujevës. Përmbi 80 për qind e vajzave e klasave të gjashta në vendin ku është bërë vaksinimi e kanë marrë këtë vaksinë që është jashtëzakonisht lajm i mirë. Për fund, apeloj te të gjithë prindërit, pa përjashtim, t’i stimulojnë vajzat ta marrin këtë vaksinë”, tha Vitia, duke shtuar se kjo vaksinë nuk ka efekte anësore.

(Kosova Sot Online)