Julius von Bone emërohet kryembrojtës i Salih Mustafës

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 13:31
Julius von Bone emërohet kryembrojtës i Salih Mustafës

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Julius von Bone është emëruar si kryembrojtës (avokat kryesor) i ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e DHSK-së thuhet se Von Bone e ka përfaqësuar Mustafën gjatë fazave të gjykimit dhe apelit.

Fillimisht “Cali” ishte dënuar me 26 vjet burgim, por që më pas Apeli i Speciales ia ka ulur dënimin atij në 22 vjet.

(Kosova Sot Online)