Shoferi gjobitet në Kaçanik për tejkalim shpejtësie

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 13:42
Shoferi gjobitet në Kaçanik për tejkalim shpejtësie

Një shofer është gjobitur për shkak se nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë në hyrje-dalje të autostradës “Arbër Xhaferi” në fshatin Doganaj të Kaçanikut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 18.02.2024 në rrjetet sociale ka qarkulluar një video içizim, ku në hyrje – dalje të autostradës ‘’Arbën Xhaferi’’ në fshatin Doganaj të Kaçanikut, një shofer ka drejtuar veturën e tij BMË me targa vendore në mënyrë të rrezikshme, duke rritur vrullshëm shpejtësinë, përkatësisht duke e nisur nga vendi në atë mënyrë që të shkaktojë rrëshqitje dhe rrotullim të rrotave në vend.

Derisa sipas Policisë i dyshuari me inicialet A.B i moshës 21-vjeçare me datën 21.02.2024 është ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tij kanë shqiptuar një gjobë kundërvajtëse me dënim prej 150 euro dhe 1 pikë negative.

(Kosova Sot Online)