Daja e plagos nipin me thikë, arrestohet 61 vjeçari në Kuçovë

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 14:13
Daja e plagos nipin me thikë, arrestohet  61 vjeçari në Kuçovë

Një 61-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi ka plagosur me thikë djalin e motrës së tij, një 46-vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se dyshohet se rasti ka ndodhur për motive të dobëta.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 46-vjeçari fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Berat/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin T. K., 61 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), djalin e motrës së tij, shtetasin G. V., 46 vjeç, banues në Kuçovë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)