
A e festoi Radojiçiq ditëlindjen në Kopaonik?

Në rrjetin social “X” është publikuar një video e një feste që thuhet të ketë ndodhur në resotrin e skijimit në Kopaonik. Siç aludohet nga politikani serb, Nemanja Sarovic, personi që shihet vetëm nga pjesa e pasme dyshohet të jetë Milan Radojicic, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Siç raporton “Danas”, në këtë video shihen disa njerëz të cilët e mbajnë një banerë me mbishkrime çirilicë e ku thuhet “Gëzuar ditëlindjen komandant”, ndërkohë që s’mund të vërtetohet nëse është vërtetë Milan Radojicic.
Milan Radojicic ka lindur më 21 shkurt të vitit 1978 në Gjakovë dhe është pronar i hotelit luksoz “Grey” në Kopaonik.
Radjojicic tashmë kërkohet nga Interpoli si autori dhe organizatori i sulmit terrorist në Banjskë që ka ndodhur më 24 shtator 2023.
Милан Радоичић је јуче на Копаонику, уз ватромет и транспарент "СРЕЋАН РОЂЕНДАН КОМАНДАНТЕ!!!" прославио 46. рођендан.
— Немања Шаровић (@NemanjaSarovic) February 22, 2024
Шта ли му је @avucic поклонио? pic.twitter.com/iZUEqfWX4i
(Kosova Sot Online)