Ndërron jetë doktoresha Drita Mekuli

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 16:48
Ndërron jetë doktoresha Drita Mekuli

Raportohet se është ndarë nga jeta endokrinologjja Drita Mekuli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur “ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”.

Dr. Drita Mekuli Përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1982.

Në vitin 1990 e përfundoi specializimin në degën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa subspecializimin për Mjekësi Interne – Endokrinologji e përfundoi në vitin 2018.

Dr. Mekuli ishte drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në vitin 2017 dhe u shërbeu qytetarëve të Kosovës si specialiste e Endokrinologjisë për vite me radhë.

(Kosova Sot Online)