A do t’i kthejë Besnik Bislimi përgjigje Lajçakut?

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 17:31
A do t’i kthejë Besnik Bislimi përgjigje Lajçakut?

Për polemikën e fundit në mes të kryenegociatorit Besnik Bislimi dhe zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, sa i përket ftesës së bërë nga Lajcak për një takim në Bruksel më 27 shkurt, ka folur këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zulfaj ka thënë se vendimi i BQK-së s’mund të jetë subjekt i diskutimit në Bruksel me një shtet tjetër, duke qenë se BQK është institucion i pavarur që vepron bazuar në Kushtetutë të vendit.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se zv.kryeministri Bislimi do ta trajtojë ftesën e bërë nga Lajcak dhe do t’ia japë një përgjigje.

 “Lajcak është përfaqësues për dialogun. Puna primare është zbatimi i marrëveshjeve që kemi arritur. Vendimi i BQK-së s’mund të jetë subjekt i diskutimit në dialog me një shtet tjetër. Sepse është institucion i pavarur i Republikës që vendimet i merr në bazë të Kushtetutës. Kjo çështje s’ka çka kërkon në tavolinë.

(Kosova Sot Online)