Gjykata merr një vendim për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 19:40
Gjykata merr një vendim për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit dy të dyshuarve të mitur lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Tomë Gashi e ka konfirmuar vazhdimin e paraburgimit për dy të miturit.

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, Gjykata merr një vendim

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit dy të dyshuarve të mitur lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Tomë Gashi e ka konfirmuar vazhdimin e paraburgimit për dy të miturit.

Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

“Po ju ka vazhduar edhe për dy muaj”, ka thënë avokati Gashi për “Betimi për Drejtësi”.

Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, Lulzim Fejzullahu kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “vrasje”..

Përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar.

Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop, duke shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK. 

(Kosova Sot Online)