Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Katarit

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 20:12
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Katarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i shtetit të Katarit për Republikën e Kosovës, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, të cilin e ka uruar për detyrën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në takim, Osmani shprehu vlerësimin për përkushtimin e vazhdueshëm të Katarit për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën si dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim gjatë viteve.

Sipas Osmanit, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit  Al Dosari.

Presidentja Osmani shprehu besimin për vazhdimin e mbështetjes nga Katari si në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare ashtu edhe në fuqizimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ka raportuar zyra e presidencës.

(Kosova Sot Online)