![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
MSh ka siguruar mbi 15 mijë doza të vaksinës Human Papilloma Virusi
![MSh ka siguruar mbi 15 mijë doza të vaksinës Human Papilloma Virusi](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/09/auto_vaksinimi1696833597.jpg)
Ministria e Shëndetësisë ka siguruar mbi 15 mijë doza të vaksinës Human Papilloma Virusi (HPV), e cila njofton se do të jepet në shkolla (për vajzat e klasave të gjashta) nga ekipet e vaksinimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor nën mbikqëqyrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas MSH-së, dëshmitë shkencore kanë treguar se vaksina HPV është e sigurt dhe shumë efektive, prandaj Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëvë ligjorë që t’i vaksinojnë vajzat e tyre, duke i mbrojtur ato nga HPV, që është shkaku numër një i kancerit të qafës së mitrës.
Human Papilloma Virusi (HPV) është infeksioni viral më i shpeshtë i organeve riprodhuese tek gratë dhe burrat dhe nëse nuk trajtohet shkakton 95% të kancereve të qafës së mitrës, informon ministria.
“Vaksina HPV, mund të parandalojë më shumë se 90% të kancereve të ndërlidhura me Human Papilloma Virusin, dhe aktualisht, kjo vaksinë jepet në 126 vende të botës, të cilat e kanë përfshirë atë në Kalendarin e tyre kombëtar të vaksinimit të rregullt për vajzat”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
(Kosova Sot Online)