Kush është zyrtari që u emërua në krye të KEK’ut?

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 21:23
Kush është zyrtari që u emërua në krye të KEK’ut?

Bekir Gërguri ka pranuar sot zyrtarisht detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të Korporatës Energjetike të Kosovës, pasi Bordi i KEK e emëroi dje në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre), transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për të njëjtin nuk ka shumë informacione se kush është, mirëpo afërsia me partinë në pushtet është e dukshme.

Gërguri ka qenë kandidat për asamble komunale në Fushë Kosovë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bekiri kishte marrë në ato zgjedhje 47 vota.

Përvec emërimit të Gërgurit, Bordi i KEK dje ka marrë vendim edhe për emërimin e zv. Kryeshefit Ekzekutiv.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. gjithashtu ka emëruar z. Ramadan Budakova në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre)”, ka njoftuar KEK.

(Kosova Sot Online)