Maqedonci: Vuçiq po e zvarritë dialogun duke shpresuar në fitoren e Rusisë në Ukrainë

  • E.K /
  • 23 February 2024 - 07:33
Maqedonci: Vuçiq po e zvarritë dialogun duke shpresuar në fitoren e Rusisë në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi sot se presidenri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po e zvarritë dialogun me Kosovën, duke pritur përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Vlerësojmë  që presidenti Vuçiq politika aktuale në Serbi janë duke neglizhuar çështjen e përmbylljes së dialogut, të marrëveshjes me qëllim që të presin rezultatin e luftës në Ukrainë, rezultatin për të marrë anë që ata vlerësojnë që është e mirë për ta”, tha ai në kuadër të Samitit ballkanik për dezinformimin të organizuar nga The Geopost.

Siç tha ai, ambienti global i sigurisë ka ndryshuar pas invazionit rus në Ukrainë.

“Gjithë ambienti global i sigurisë ka ndryshuar pas invazionit rus në Ukrainë dhe kjo është manifestuar edhe me incidentet dhe luftimet që po ndodhin në Lindjen e Mesme. Por, edhe me rritjen  e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, më saktësisht në veriun e vendit tonë, ku vlerësoj që lufta e Ukrainës pra invazioni rus në Ukraninë në një farë forme ka ndikuar edhe në destabilizmin rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe inkurajimin e elementeve të caktuara si brenda strukturave shtetërore të Serbisë, por edhe elementëve të tjerë që gjenden në rajon për të zhvilluar aktivitete të stabilitetit dhe për të minuar integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Kjo është manifestuar haptazi me 24 shtator të vitit të kaluar kur në grup paramilitarësh i armatosur dhe i uniformuar mbështetur nga strukturat e sigurisë së Republikës së Serbisë ka tentuar një kapje tereni, një inavzion të pjesshëm të një pjese të territorit të vendit tonë. Vlerësoj që kjo nuk është bërë rastësisht, kjo është bërë edhe me influencën që shërbimi sekret rus ka në shoqërinë serbe por edhe në institucionet e Republikës së Serbisë. Kemi evidencat që këto grupe bazuar në faktet që janë gjetur kanë përdorur armatim të thelluar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë, kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë si dhe dyshojmë që gjatë kësaj periudhe prej që ekziston qendra humanitare ruse në Nish mund  të jenë të trajnuar dhe të përgatitur nga kjo qendër”, vijoi ai.

Ai foli edhe për kërcënimet hibride si format i luftës, për të cilat tha se janë duke u rritur në aspektin e aplikimit nga vendet kryesisht autokratike. Në Samitin ballkanik për dezinformim Maqedonci tha po ashtu se diksteri që e udhëheq dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mekanizmat e nevojshme për tu përballur me këtë.

Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur para të pranishmëve se janë duke punuar në ndërtimin e një qendre trajnuese kombëtare për sigurinë kibernetike, që gjithashtu është një pjesë e luftës kundër dezinformimit dhe luftës hibride.

Ai zbuloi se këtë qendër planifikojnë ta inaugurojnë gjatë muajit mars, gjegjësisht më  26 mars, kur edhe do të bëhez nënshkrimi i kurrikulës trajnuese. “Normalisht gjithmonë që kërcënimeve hibride përgjigja duhet të jepet përmes një qasje hibride që nënkupton angazhimin e shumë elementeve të fuqisë shtetërore për t’u përballur me këtë sfidë të kohëve moderne sfidë që është e vërteta ka qenë edhe më herët, mirëpo kërcënimet hibride si format i luftës janë duke u rritur në aspektin e aplikimit nga vendet kryesisht autokratike të cilat normalisht këtë pjesën etike dhe morale nuk e kanë në politikën e tyre. Në këtë aspekt, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës ka mekanizmat e saj për t’u përballur, gjithçka fillon me një analizë që bëhet në sistemin tonë, më saktësisht në proceset tona të vendimmarrjes gjithmonë faza e parë është analiza që nënkupton që nga ajo analizë të nxjerrim konkludimiet, dhe të ndahen supozimet prej fakteve por edhe të ndahet pjesa e dezinformimit  që është një metodë e theksuar kohëve të fundit. Dezinformomi në kuptimin e mbrojtjes nënkupton edhe pjesën e mashtrimit operacional, kundërshtari dezinformon jo vetëm me një qëllim të krijimit të një ambienti të paqartë por edhe për të krijuar një mundësi  që të bëjë një mashtrim operacional për forcat që zhvillojnë mbrojtje të territorit apo të vendit, kjo është parë shumë herë”, tha ai.