“Kosova, vend premtues dhe bashkëpunim”, Katari i interesuar për investime

  • E.K /
  • 23 February 2024 - 07:48
“Kosova, vend premtues dhe bashkëpunim”, Katari i interesuar për investime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë priti në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari, pë rcjell “Kosova Sot Online”.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për t’i thelluar ato.

Ambasadori Al Dosari theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e tij dhe të Shtetit të Katarit për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën ekonomike.

“Ai shprehu interesim në lidhje me ankandet e energjisë së ripërtëritshme që kanë filluar të zhvillohen në Kosovë. Ambasadori vlerësoi se këto ankande janë një mundësi e mirë konkurruese për bizneset e Katarit”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Al Dosari theksoi se Katari e sheh Kosovën si “një vend premtues për investime dhe bashkëpunim të pasur në interes të të dyja palëve dhe bizneseve të tyre”.

(Kosova Sot Online)