Sot mblidhen dy komisione parlamentare, në njërin raporton Hekuran Murati

  • E.k /
  • 23 February 2024 - 08:04
Sot mblidhen dy komisione parlamentare, në njërin raporton Hekuran Murati

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i cili nis mbledhjen në orën 10, do të vazhdoi dëgjimin mbikëqyrës i Komisionit të Pavarur për Media.

Ndërsa, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur më realizimin e të hyrave për vitin 2023. Mbledhja fillon në orën 11.

(Kosova Sot Online)