Ramadani për dinarin: Në Kosovë duhet të zbatohet Kushtetuta

  • E.K /
  • 23 February 2024 - 08:12
Ramadani për dinarin: Në Kosovë duhet të zbatohet Kushtetuta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, duke folur lidhur me çështjen e dinarit, ka deklaruar se në Kosovë duhet të zbatohet Kushtetuta, dhe sipas tij, ashtu ka vepruar edhe BQK-ja, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Këto janë vendime të BQK-së dhe në Kosovë duhet të zbatohet Kushtetuta, asgjë më shumë se respektimi i Kushtetues dhe ligjit nuk ka bërë BQK-ja, pra ne jemi prapa asaj çka duhet të respektohet çdo vendim i BQK-së si institucion i pavarur. Mirëpo çka dihet është që valuta e vetme Kosovë është euro dhe pjesa tjetër gjithë atyre që protestojnë këtë formë deri tash kanë vazhduar në forma të ndryshme të kontrabandimi të dinarëve e që kanë kushtëzuar shumë persona e shumë pagesa”, është shprehur ai.

Ramadani tha se valuta dinar nuk mund të përdorët në Kosovë.

“Dinari është valuta që nuk duhet të përdorët në Kosovë. Në Kosovë dihet kush është valuta që duhet të përdorët dhe ajo është euro”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)