IKSHPK tregon arsyet pse vajzat duhet ta marrin pa hezitim

  • E.K /
  • 23 February 2024 - 11:58
IKSHPK tregon arsyet pse vajzat duhet ta marrin pa hezitim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje të gjitha vajzave që të vaksinohen kundër Human Papilloma Virusit, i njohur si kanceri i mitrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas IKShPK-së, çdo vit vdesim mbi 3o mijë gra nga kjo sëmundje brenda rajonit evropian të OBSH-së.

Në njoftim thuhet se HPV mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi.

“Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm. Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi. Vaksina HPV është e sigurt dhe efektive. Vaksinat HPV janë pjesë e përpjekjeve globale për ta eliminuar kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2030. Kosova u është bashkuar këtyre përpjekjeve dhe ka filluar vaksinimin e vajzave të klasave të VI-ta kundër kancerit të qafës së mitrës. Vaksinimi bëhet në shkolla Asnjë vajzë/grua nuk duhet të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës. Askund”, bën thirrje instituti.

(Kosova Sot Online)