Ndërron jetë infermierja e njohur kosovare

  • E.K /
  • 23 February 2024 - 12:55
Ndërron jetë infermierja e njohur kosovare

Ka ndërruar jetë infermierja e njohur nga Skenderaj, Sevdije Bimbashi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për vdekjen e saj kanë njoftuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

OIK ju ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të Bimbashit.

“Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Sevdije Bimbashi, infermiere e pensionuar. Vdekja e znj.Bimbashi do të krijoj boshllëk të madh tek familja dhe kolegët me të cilët punoi në shërbimin e mjekësisë familjare në Skënderaj. OIK shprehë ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të znj.Bimbashi”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)