Një banesë përfshihet nga zjarri në Prishtinë

  • E.K /
  • 23 February 2024 - 14:07
Një banesë përfshihet nga zjarri në Prishtinë

Një banesë është përfshirë nga zjarri sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Ndërsa, ka treguar se në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)