Muharrem Nitaj: Jemi të vegjël për të ekzistuar të vetëm, pa aleatët tanë strategjikë

  • E.K /
  • 23 February 2024 - 14:21
Muharrem Nitaj: Jemi të vegjël për të ekzistuar të vetëm, pa aleatët tanë strategjikë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës), Muharrem Nitaj, ka thënë shtetet aleate të Kosovës janë garantët kryesorë të sigurisë në vend, duke shtuar se “jemi të vegjel për të ekzistuar të vetëm”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nitaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se barra më e madhe për sigurinë në Kosovë rëndon mbi supet e aleatëve, duke thënë se ata vazhdojnë të jenë garantët kryesorë të sigurisë në vend.

“Sa herë që një çështje ordinere shndërrohet në problem sigurie, e kjo ka ndodhur shumë shpesh në këto dy vjetët e fundit, barra më e madhe u bjen aleatëve, sepse ata vazhdojnë të jenë garantët kryesorë të sigurisë në vend”, ka thënë ndër të tjera Nitaj.

(Kosova Sot Online)