Policia jep detaje se si u godit nga vetura bashkëshorti i Shkurte Fejzës

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 14:31
Policia jep detaje se si u godit nga vetura bashkëshorti i Shkurte Fejzës

Bashkëshorti i artistes Shkurte Fejza, opinionisti Hajrush Behluli  është goditur sot nga një veturë në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren, ka njoftuar policia e Kosovës, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te  aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka konfirmuar, Shaqir Bytyqi nga policia e Kosovës në Prizren.

(Kosova Sot Online)