Hovenier: SHBA qëndrojnë fuqishëm me KFOR-in pasi punon për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 14:52
Hovenier: SHBA qëndrojnë fuqishëm me KFOR-in pasi punon për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë

Me Komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutas, është takuar sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë takim ka njoftuar Ambasadori Hovenier, i cili ka thënë se me Ulutas kanë folur për situtën e sigurisë në Kosovë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm krah KFOR’it.

“Takimi i mirë me Komandantin #KFOR MG Ulutaş. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me @NATO_KFOR  pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)