Amerikanët para një ripërballje Biden-Trump

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 16:03
Amerikanët para një ripërballje Biden-Trump

Në një vit zgjedhor me jo pak të panjohura, një gjë është e qartë: amerikanët janë shumë afër një përsëritjeje të garës zgjedhore për president të vitit 2020, kur kandidatët e të dy partive kryesore ishin Presidenti Joe Biden dhe rivali i tij kryesor republikan, Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Amerikanët janë përballë një përsëritjeje të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Sondazhet tregojnë një mungesë përkrahjeje për të dy kandidatët, ndërsa zoti Trump ndeshet edhe me probleme të shumta ligjore. Të dy shihen si të moshuar, megjithëse sondazhet tregojnë se më shumë amerikanë shqetësohen për Presidentin Biden, i cili do jetë 82 vjeç në ditën e zgjedhjeve, krahasuar me zotin Trump, i cili do të jetë 78 vjeç.

“Zoti Trump është kampioni i ankesave, ai ka krijuar lidhje të fuqishme me bazën e përkrahësve të tij në këtë formë. Kur bëhet fjalë për zotin Biden, ai është i vetmi kandidat që demokratët besojnë se mund ta mposht Trumpin”, thotë Clifford Young, President i ‘Ipsos Public Affairs’, një organizatë amerikane që kryen sondazhe.

(Kosova Sot Online)