Rama ka zhvilluar takim me kryetarin e Sofjes Vassil Terziev

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 16:23
Rama ka zhvilluar takim me kryetarin e Sofjes Vassil Terziev

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka zhvilluar takim me kryetarin e Sofjes, Vassil Terziev, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin në fushat e teknologjisë dhe kulturës.

Po ashtu në këtë takim është dakorduar për lidhjen midis qyteteve përmes shkëmbimit të ideve.

Postimi i plotë:

Takim fantastik me Kryetarin e Sofjes, Vassil Terziev.

Biseduam rreth intensifikimit të bashkëpunimit në fushat e teknologjisë dhe kulturës.

U dakorduam të forcojmë lidhjet ndërmjet qyteteve tona përmes shkëmbimit të ideve, duke kaluar përtej dallimeve politike partiake.

Diskutuam gjithashtu për rolin e qyteteve si qendra të ardhshme të inovacionit, rritjes, zhvillimit, gjithëpërfshirjes dhe të demokracisë.

(Kosova Sot Online)