Maqedonci takon një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes të ShBA’ve

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 18:00
Maqedonci takon një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes të ShBA’ve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me Komandantin e FSK’së, Bashkim Jashari, kanë pritur sot në një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-ve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Maqedonci ka thënë se janë dakorduar “për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit”.

“Së bashku me Gjenerallejtënant Jasharin si dhe zyrtarë dhe oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së pritëm delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-ve me të cilët zhvilluam konsultimet bilaterale të mbrojtjes.

Së bashku u dakorduam për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit”, ka shkruar Maqedonci.

(Kosova Sot Online)